Shpëton mrekullisht nga aksidenti tragjik, bashkëshortja: Më mirë të vdiste…

0
137

Korrikun e shkuar, 43 – vjeçari Paul Briggs nga Britania e Madhe, me profesion polic u përfshi në një aksident tragjik teksa udhëtonte me motor.

Babai i një vajze 5 – vjeçare, arriti të mbijetonte përtej çdo parashikimi, por ra në koma dhe prej 12 muajsh vijon të mbahet në jetë nga aparaturat.

 

Paul-Briggs (1)

 

Bashkëshortja e tij, Lindsay Briggs, në një rrëfim rrënqethës për britaniken “Mirror” shprehet se, edhe nëse Paul del nga koma, truri i tij është i dëmtuar dhe sipas mjekëve do të ketë nevojë përkujdesje 24/7.

“E shoh përditë teksa tretet dhe e di që edhe ai do të donte të vdiste”, deklaron gruaja, e cila ka 15 vite e martuar me të.

Për shkak se Paul nuk ka lënë me shkrim dëshirën e fundit, Lindsay shpjegon se mjekët nuk e lejojnë që t’i heqë aparaturat që e mbajnë gjallë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here