Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita?

0
88

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së sotme, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, teksa tha se asnjëherë një pushtues nuk është larguar me fjalë, por me dajak, vepra dhe me sakrifica.

Më tej, Berisha theksoi se iiria kërkon sakrifica.

Deklarata e Berishës:

Miqtë e mi, 11 korriku është protestë, mosbindje civile për vetë ekzistencën e këtij kombi.

A do dalim ne në fushë betejë për t’u përballur me pushtuesin e egër, me armikun e egër që po përzë shqiptarët nga Shqipëria, që po boshatis sa asnjë pushtues tjetër këtë vend të bekuar?

Apo do bëjmë sehir dhe do bëjmë qaramanin dhe do besojmë fjalimin se me fjalë, Edi Rama largohet?

Jo, miqtë e mi. Kurrë, asnjëherë një pushtues nuk është larguar me fjalë. Është larguar me dajak dhe vepra.

Është larguar me sakrifica.

Liria kërkon sakrificë.

Vota e lirë kërkon sakrificë.

Dinjiteti kërkon sakrificë.

Interesi kombëtar kërkon sakrificë.

Në shesh të dalin ata djem dhe vajza, burra dhe gra, të betuar për sakrificën.

Të betuar për fitoren.

Shtroni pyetjen: çfarë mund t’i bëjë ky armik, ky pushtues i shpifur, i egër, antishqiptar gjer në palcë këtij kombi dhe këtij vendi?

Çfarë mund të bëjë më shumë se sa me vjedhjet e tij të lërë me një dhe dy vakte në ditë, në uri, 18 përqind të fëmijëve shqiptarë.

Kurse familja e tij të fryjë kontot bankare me studimet dhe projektet që e shoqja bën për fëmijët shqiptarë.

Çfarë mund të bëjë më shumë, më keq Edi Rama për shqiptarët se sa të lërë mijëra e mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda pa ilaçe, pa aparatura.

Se sa të kryejë krime kundër njerëzimit, duke i privuar për tre vite 600 vajza e gra nga radioterapia?

Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama ndaj shqiptarëve se sa me antimasat dhe vjedhjet që bëri, të përcjellë në atë botë 20 mijë shqiptarë. 100 përqind më shumë se në Kosovë, 100 përqind më shumë se në Maqedoni dhe një nga tre-katër vendet më të larta në botë.

Çfarë mund të bëjë më shumë kundër jush të dashur qytetarë, sesa për 8 vite t’u rrokullisë nga vendi me pagat më të larta në rajon, në vendin me pagat më të ulëta në rajon?

Çfarë mund të bëjë më shumë se sa të zhdukë 130 milionë euro djegësin e Tiranës, pa nam, pa nishan?

Të japë njëra pas tjetrës lejet për monumentet e korrupsionit dhe drogës për të marrë për vete 30 përqind.

Të ndërtojë në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here