Artan Hoxha publikon videon: Parcela me drogë në gjithë vendin

0
118

Gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook shprehet se fenomeni i mbjelljes së hashashit është masiv edhe këtë vit.

Hoxha deklaron se vërtetë nuk ka hapësira masive me hektarë të mbjellë, por parcela të vogla ka në të gjithë vendin.

Mesazhi i plotë i Artan Hoxhës në Facebook:

“Nostalgji…Duke germuar ne arkive… U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?! Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe.

Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas.

Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.

U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune.

Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin… Jemi mire, jemi mire… Duroni dhe pak ditë, sa të mbledhim dorën e parë të prodhimit…”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here