“Kukësi është porta strategjike”/ Këlliçi: Në ditën e parë të punës, qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët

0
122

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ishte sot në Kukës, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike. Në një status në Facebook, Këlliçi thotë se Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin.

Ai thotë se Basha që në ditën e parë të punës në krye të qeverisë do të heqë taksën për  rrugën e Kombit.

“E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.

Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!

Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!

PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet”, shkruan Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here