Policia e shoqëroi për sherrin pas finales, por i zbuloi kokainë. Arrestohet holandezi në Tiranë

0
142

Arrestohet një shtetas holandez në Tiranë, pasi iu gjet një sasi kokainë. Mesohet se bëhet fjalë për shtetasin K. Ron De Baat.

Ky i fundit u shoqërua nga policia pas një konflikti në rrugën “Abdi Toptani” pak pas finales së Conference League që u mbajt në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here