Beçi: SPAK veproi me dy standarde, arrestimi i Beqajt u bë për të kënaqur opinionin

0
96

Ish-prokurori i krimeve të Rënda dhe avokati Eugen Beçi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SPAK-u ka vepruar me dy standarde në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beci tha se për dy dosje të ndryshme, me dëme të ndryshme, ndaj tij janë dhënë dy masa sigurie joproporcionale. Ai tha se arrestimi i tij sot është bërë nga SPAK-u thjesht për të kënaqur opinionin publikun se po godas fort korrupsionin.

“Referuar informacionit zyrtar që Prokuroria e Posaçme ka dhënë, flitet për një konferencë 125 mijë euro dhe për disa të tjera rreth 200 mijë euro.

Publiku do të dijë nga dosja e sterilizimit çfarë ka ndryshuar në pikëpamje të ligjit, të kushteve ligjore. Kemi një masë sigurimi detyrim paraqitje për një dosje rreth 100 milionë euro dhe një arrest me burg për 200 mijë euro. Ilir Beqaj është i njëjti. Brenda llojit të SPAK ka ndryshuar prokurori. Po në lidhje me standardin çfarë ka ndryshuar? Sterilizimi është dosje tjetër.

Kemi dy çështje penale dhe dy masa të ndryshme sigurimi. Dy prokurorë të SPAK pse kanë qëndrime të ndryshme? Pse ka një masë më të lehtë për një dëm më të madh.

Kemi të bëjmë me një subjekt që ka akuzë për fshehje pasurie që në 2020, dosja e sterilizimit është e mëvonshme, do të thotë që mund të jetë e bashkuar sepse është i njëjtë subjekti Beqja dhe nuk ka asgjë të keqe që të bashkohet.

Masa e dytë e sigurimit është bërë nga SPAK-u thjesht për të kënaqur opinionin publikun se ne po godasim dhe godasim fort. Masa e dytë e sigurimit dughej bërë “arrest shtëpie” jo për provat, por për “prishje provash”-tha avokati Beçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here