Manja pranon se nga amnistia përfituan zyrtarët e korruptuar

0
35

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pranuar për herë të parë se nga ligji i amnistisë penale përfituan disa zyrtarë të dënuar për veprën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera.

Në një intervistë për emisionin “Pa censurë” në RTSH, Manja e quajti “korrupsion të vogël”, dënimin e marrë nga organet e drejtësisë antikorrupsion të disa zyrtarëve.

“Deri tani, janë rreth 80 nëpunës të mesëm që kanë përfituar ulje dënimi nga kjo amnisti. Ata janë të dënuar për vepra të ndryshme, si: për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, janë nëpunës të dënuar për shpërdorim detyre apo korrupsion të vogël. Këta janë nivel zyrtarësh të ulët, ish punonjës hipoteke psh, ka edhe mjekë.

Nga ky numër prej 80 personash, vetëm 19 prej tyre kanë dalë nga burgu, për shkak se koha e mbetur për të vuajtur ka qenë më e vogël sesa 1.5 vjet për burrat dhe 2 vjet për gratë,” u shpreh ministri i Drejtësisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here