Vranësira dhe kthjellime, njihuni me ndryshimet e motit për ditën e sotme

0
103

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 12 deri 25°C
  • në zonat e ulëta 14 deri 29°C
  • në zonat bregdetare 16 deri 27°C.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here