“Nëse Ramës i shtohet edhe një superpushtet si drejtësia e re, ky është skandal”

0
59

Analistët Neritan Sejamini dhe Armand Shkullaku debetuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për rolin që po luan SPAK-u në luftën kundër korrupsionit.

Pjesë nga debati

Neritan Sejamini: Zoti Veliaj pse është kaq i sigurtë kur sulmon analistët? Sepse nuk do të hetohet. Nëse televizionet kryesore të hetojnë letrat e koncesioneve, tenderave, pagesat dhe secili televizion dhe secili gazetar t’i shërbente interesit publik, Veliaj sot do të ishte duke u dridhur, por del me arrogancë. Pse? Për shkak të mbështetjes politike. SPAK-u do të na e sjellë pavarësinë e mediave, ai do t’i bëjë mediat që t’i shërbejnë interesit publik?

Armand Shkullaku: Po e pamë kështu jo. Duke patur këtë pritshmëri që së paku do të godasë korrupsionin, selektiviteti i SPAK do t’i japë dërrmën kësaj rezistence. Nëse SPAK thotë se për një akuzë të para 15 viteve, për një dyshim, se nuk ka akuzë, unë i hyj procedurës si kemi ardhur te privatizimi i klubit të Partizanit, dhe nuk i hyn inceneratorit të Tiranës, kjo për mua është selektivitet shumë i rëndë. Nëse unë shkoj se më thërret SPAK dhe më thotë do të sekuestroj telefonin, kompjuterat e Lapsit, se ti ke nxjerrë listën  e patronazhistëve dhe, kur unë i them se këtë listë unë e kam marrë nga databaza e AKSHI-t që i është dhënë PS-së dhe bashkisë së Tiranës, ndaj shkoni në PS, në bashkinë e Tiranës dhe hetoni dhe ajo është shumë e qartë se ajo lë gjurmë kur hyn te AKSHI. Ai më thotë: Nuk do të më tregosh ti mua, do të më tregosh kush është spiuni i Rilindjes që të ka dhënë databazën.

Dhe u desh ndërhyrja e Gjykatës së Strasburgut që unë të shpëtoja pajisjet dhe të mos më sekuestroheshin. Pra që te kjo unë e kuptoj që misioni i SPAK-ut nuk është për të vënë drejtësi. Tema që kanë të bëjnë me vjedhjen e votës dhe korrupsionin nga lart, nuk i ka t***pet që ta hetojë. Kjo gjë na çon të fundi fare. Nëse Ramës i shtohet edhe një superpushtet siç është drejtësia e re që ta përdorë kur t’i duhet për Berishën, për mediat, është skandal.

Neritan Sejamini: Le të largohemi nga propaganda se SPAK-u do të bëjë Shqipërinë se do të fusin politikanët e korruptuar në burg dhe do të jetojmë si në një film. Nuk është se ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri dhe ne s’e kemi jetuar. Shqipëria nuk ka patur një sistem ku ka patur drejtësi. Rasti i zotit Berisha që mbahet në arrest shtëpiak me një akuzë të 15 viteve më parë.

Armand Shkullaku: Rasti Beleri.

Neritan Sejamini: Nga ana tjetër ti ke kryetarin e bashkisë që nuk merret në pyetje për një kohë të gjatë aferë 130 milionë euro. Por nëse SPAK do të arrijë që për incenratorin e Tiranës të bëjë një hetim të thelluar dhe të marrë të pandehur çdo njeri që duhet marrë, përfshirë edhe Veliajn, nëse, atëherë mund të pranojmë se SPAK ka bërë një hap përpara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here