Kërkuan 110 mijë euro për Transportin/ Bardhi: Në Tiranë do shpërdorohen si në rastin e incineratorëve !

0
44

Dhënia e 110.26 milionë euro për transportin e gjelbërt në Tiranë, sipas opozitës rrezikon të shpërdorohen si në rastin e incineratorëve.

Në diskutimin e fondit të dhënë nga KFË gjermanë në komisionin e ligjeve, Gazmend Bardhi solli në vëmendje dosjet e dërguara në SPAK për bashkinë e kryeqytetit.

‘’Pse solla inceneratorin e Tiranës në vëmendje.

Sepse po dëgjoj të njëjtat argument për të cilat justifikuat financimin e inceneratorit të Tiranës

Bardhi thekson se Tiranës i mjaftojnë fondet që i jepen incineratorin për të përmirësuar transportin publik.

‘’Unë kam këtë propozim.

Ti kërkojmë Veliajt milionat që ka cuar dëm tek Incineratori i Tiranës’’.

Ne kunderpergjigje mazhoranca kerkoi qe kjo ceshjte te mos trajtohet si argument kunder, duke vënë theksin te veprimi i drejtësisë së re.

Projekti parashikon realizimin e transportit të shpejtë në tre linja.

Për këtë qëllim parashikohen 55 autobuzë elektrik që do të vendosën në unazë, kinostudio kombinat dhe Tirana e re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here