“Hajdut i kapur me presh në duar, do të bëjë injorantin”, Alizoti ‘zbërthen’ tezën e re të Ramës për zgjedhjet e 2025

0
65

Deputeti i PD, njëherësh drejtues politik i PD në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka ‘zbërthyer’ tezën e re të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 2025.

Nisur nga fjalimi i gjatë i mbajtur sot me ministrat e deputetët e PS, Alizoti shkruan në rrjetet sociale se Rama kërkon të nisë fushatën elektorale me moton e idiotit.

Alizoti shkruan se Rama do të bëjë injorantin për korrupsionin që ja zbulojnë në qeveri, dhe do të blejë me para e pushtet sa më shumë vota. Sipas tij, në këtë mënyrë ai do të justifikojë tezën, që zgjedhësit e votojnë edhe pse ai është kryetari i hajdutëve.

Postimi i plotë: 

Rama ka vendosur ti zgjasë fjalimet në propocion me hajninë e qeverisjes së tij. Pasi s’ka lënë hajdut pa mbledhur në organizatën që drejton, dje bëri parahapjen e fushatës së zjedhjeve me tezën e vjetër, që ai nuk vjedh, por është kryetari i hajdutëve.

I gjendur përditë e më shumë nën peshën e milionave të grabitur nga ministrat e kryebashkiakët e tij, i gjendur në peshën e kokainës që ndërton qytetet e bregdetin dhe që i ka zënë brenda edhe familjarët e vet, i rrethuar nga personazhet më të ndyra të vendit që vjedhin deri edhe ilaçet e onkologjikut të fëmijëve, i përzgjedhuri në krye të organizatës kërkon të nisë fushatën elektorale me moton e idiotit.

Njeriu që kryeson prej 11 vitesh me qeverisjen më të korruptuar që nga koha e Ilirëve, po kërkon vota nga shqiptarët nën moton e antikorrupsionit. Kryeministri që ka 11 vjet që drejton vendin më të korruptuar të Evropës fshihet pas SPAK, a thua se ai nuk e dinte prej gjashtë vitesh që koncensioni i inceneratorëve ishte një aferë e ndyrë që qelb erë të gjitha venat e qeverisë së tij. A thua se nuk e dinte që kryebashkiaku i vet i preferuar është totalisht i zhytur, dhe i rrethuar si kryetari i vet, me llumin e korrupsionit.

A thua se nuk e dinte që zv.kryeministri i tij ishte një hajdut ordiner. A thua se nuk e di, që sekretari i vet i përgjithshëm vjen nga elita e përfaqësuesve ligjorë të krimit të organizuar dhe karteleve të droges. A thua se nuk e di që vëllai i vet është miku i trafikantëve, të zbuluar nga agjentët evropianë. Rama i di të gjitha. Dhe sot po përdor tezën e fundit të një hajduti të kapur me presh në duar.

Atë të injorantit që nuk e di që vjedhja është vepër penale. Sot nuk ka ansjë shqiptar dhe ndërkombëtar që nuk e di që qeverisja e Ramës është organizata më e korruptuar në të gjithë historinë e Shqipërisë. Por Rama thotë se ai po e lufton korrupsionin me SPAK. Edhe pse kjo duket një idjotësi, në fakt po merr përmasat e një sprove të madhe shoqërore. Rama e di që me qeverisjen e tij e ka shkatërruar ekonomikisht vendin.

Sot Shqipëria mund të ketë më pak banorë se në kohën e luftës së Vlorës. I rrethuar nga milionat e miliardat e hajdutëve që përzgjedh si ministra e kryebashkiakë dhe si kryeminister i qytetarëve të varfëruar e të pashpresë, ai po tenton blerjen masive. Rama po kërcënon të fitojë zgjedhjet si kryeministër i luftës antikorrupsion, sepse makineria e hajduterisë që drejton i ka dalë garant për blerjen e votave.

Njësoj si në të gjitha zgjedhjet që organizon, atij i duhet vetëm të zgjedhë një tezë për të justifikuar vjedhjen. Dhe në mandatin e tij të katërt, teza është antikorrupsioni. Duke tentuar kështu të perdhunojë njëherë e mirë vullnetin e lirë të zgjedhësve. Duke barazuar kështu Shqipërinë me krahinat e Kolumbisë, apo jugut të Italisë ku kohë më parë votohej Eskobari si deputet, apo përfaqësuesit e Ndragetas si senatorë. Kjo është teza e re që duhet të përfaqësojë Rama si i përzgjedhuri i karteleve.

Ai do të bëjë injorantin për korrupsionin që ja zbulojnë në qeveri, dhe do të blejë me para e pushtet sa më shumë vota. Në këtë mënyrë do të justifikojë tezën, që zgjedhësit e votojnë edhe pse ai është kryetari i hajdutëve.
Ndërsa pjesa tjetër e mesazhit, ku e barazon veten me institucionet e reja të drejtësisë shton edhe më shumë dyshimin se janë ato garanti i tij në pushtet. As mafia italiane, e as kartelet e drogës në Amerikën Latine nuk janë mundur me zgjedhje. Ato janë luftuar nga drejtësia. Dhe nëse përfaqësuesit e karteleve flasin për drejtësi të reformuar, atëhere jetojmë në një narkoshtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here