“Prona private nuk është e garantuar, Shabani: Shteti të nxjerr nga shtëpia

0
139

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve për sektorët që kanë përparuar më shumë në Shqipëri në këto 30 vite.

Sipas tij, shumë të drejta të fituara në ’90 sot kanë humbur gradualisht dhe një nga këto është e drejta e pronës që është e pagarantuar.

“Është fakt që në 30 vjet nuk ka qenë konstante, në 90 përjetuam liri në shumë drejtime në ’90 që i kemi humbur gradualisht. Fituam të drejtën e pronës private që sot s’e kemi, sot shteti të nxjerr nga shtëpia, prona private nuk është garantuar. Ligji për investitorët strategjikë, ja merr pronën private në bregdet ja jep oligarkut, prona private nuk është garantuar. E dyta, liria e shprehjes, ka njerëz që hiqen nga puna se bëjnë një ‘like’ në Facebook, liria e votës është e kufizuar, liria e medias”, tha Shabani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here