6 shenjat paralajmëruese që tregojnë se po hani më shumë sheqer se ç’duhet

0
290
Sheqeri është një ndër produktet më të përdorura në të gjithë botën duke krijuar në këtë mënyrë një prej industrive ushqimore më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Dëshira për të ngrënë të ëmbla është e natyrshme tek çdo person, madje studimet e ndryshme kanë provuar që mjafton të shihni një spot publicitar rreth një çokollate ose t’ju shkojë mendja për ëmbëlsira dhe vetiu truri dërgon sinjale në hipotalamus. Por konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie sikurse droga dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin. Living ju fton të dalloni 6 shenjat që tregojnë se po abuzoni me shqerin.

1.Ndjeheni të uritur gjatë gjithë kohës: Niveli i lartë i sheqerit në gjak pengon përthithjen e glukozës, si rrjedhojë trupi nuk prodhon energji dhe ndiheni vazhdimisht të uritur.
2.Jeni vazhdimisht të lodhur: Ju ndodh të ndiheni vazhdimisht të rraskapitur edhe pse nuk bëni ndonjë punë të lodhshme fizike ose mendore ? Duhet të kontrolloni regjimin tuaj ushqimor pasi niveli i lartë i sheqerit në gjak çekuilibron përthithjen normale të glukozës dhe ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe pa fuqi.
3.Urinim i shpeshtë: Një ndër shenjat kryesore që tregojnë praninë e infeksionit urinar tek trupi i njeriut është urinimi i shpeshtë. Por edhe pse urinimi është mënyra më e mirë për të larguar toksinat dhe lëngjet e panevojshme, jo gjithmonë është shenjë e një trupi të shëdnetshëm. Niveli i lartë i sheqerit në gjak  pengon veshkat të marrin lëngun intracellular dhe si  pasojë keni urinim më të shpeshtë.
4.Etje dhe gojë e thatë: Në qoftë se keni vazhdimisht etje dhe ndjeni gojën të thatë, duhet t’i kushtoni rëndësi hidratimit, pasi jeni duke humbur lëngje.
5.Vështirësi për të rënë në peshë: Dihet tanimë që abuzimi me sheqerin është një ndër faktorët që rrit rrezikun e obezitetit dhe vështirën rënien nga pesha. Sheqeri i shtuar shton kalori pasi nuk përmban proteina ose fibra dhe nuk ju ngop. Ai gjithashtu shkakton lirimin e insulinës, një hormon që luan rol të madh në shtimin në peshë
6.Lëkurë e thatë: Kur konsumoni shumë sheqer, pasojat e para do t’i vuajë lëkura juaj. Urinimi i shpeshtë sjell dehidratim të trupit dhe thatësi të lëkurës. Ndryshimi i niveleve të glukozës prishin funksionimin normal të gjendrave të djersës duke ndikuar në dehidratimin e lëkurës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here