Shehaj pas kërcënimeve: Manja gënjeu dhe amnistoi të korruptuarit, jep dorëheqjen

0
32

Deputeti Agron Shehaj reagoi për kërcënimin që dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri në Kuvend, duke i thënë se “shteti do të duhet të merret seriozisht me ty”dhe se “do të ti pres veshët”. 

 

Deputeti Shehaj u shpreh se reagimi i Manjës me kërcënime erdhi sepse u përball me të vërtetën, se nga amnistia penale përfituan të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, përkundër deklaratave të Ulsi Manjës.

 

“Po pse reagoi Ministri Manja në atë mënyrë me kërcënime, sharje dhe ofendime? 

Sepse thjesht i thashë të vërtetën në fytyrë. Tha që amnistia nuk do të nxirrte nga burgu dhe nga amnistia nuk do të përfitonin të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, dhe në fakt ndodhi komplet e kundërta. 

Ministri Manja gënjeu dhe duhet të japë dorëheqjen” – u shpreh Shehaj në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here