“Bileta e avionit më e lirë se kollarja jote”, Sula i përgjigjet Braçes: Nuk ekspozoj makina luksi

0
40

Gjatë seancës së Kuvendit të enjten, Deputeti demokrat Dashnor Sula replikoi me ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, pasi ky i fundit iu drejtua demokratit se bileta e avionit për në Itali kushton më lirë se kravata e tij.

Sula tha në News24 se e veshja e tij nuk është e shtrenjtë, ndërsa shtoi se asnjë nga familjarët e tij nuk ekspozon makina luksoze apo jetë të tillë.

“Ai bëri krahasimin me kravatën. Unë çdo gjë që kam veshur jam në normalitet, jo në ekstremitet. Nuk publikoj makina të bukura, as unë, as familjarët e mi, jemi të gjithë në këtë lloj linje. Këta bëjnë propagandë sikur jemi mirë, por jo nuk jemi mirë. Shqiptarët po ikin se janë keq, nuk ikin se janë mirë”, tha Sula.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here