Protesta/ Këlliçi: Nuk do tërhiqemi nga beteja kundër kryehajdutit!

0
47

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, deklaroi nga protesta që po mbahet te Bashkia e Tiranës, se nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Veliaj.

Këlliçi theksoi se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e aferës 5D, ndërsa shtoi se ky është rast unikal që një kryetar bashkie të tregohet me gisht si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës.

 “Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë.

Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here