Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, Gjykata dënon me burg katër adoleshentët

0
33

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin këtë të hënë për katër adoleshentët që vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit të kaluar.

Gjykata ka vendosur 27 vite burg për Ergi Karaj, që me gjykim të shkurtuar shkon në 17 vite burg,dhe 21 vite burg për Orgito Çarçiu që me gjykim të shkurtuar shkon në 14 vite burg.

Ndërkohë Xhonatan Çekrezi u dënua me  12 vite burg që, në gjykim të shkurtuar 8 vite, dhe Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të vitit 2023 në lagjen “Sporti 2” në qytetin e Gramshit, ku 15-vjeçari Fatjon Bici, u godit me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët e lartpërmendur.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes që jo të gjithë të miturit të gjykohen për “vrasja në rrethana cilësuese në bashkëpunim” kërkesa është refuzuar dhe ditën e sotme janë dhënë dënimet për katër të rinjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here