Veliaj në SPAK/ Gjokutaj: Skenografia e një marrëdhënieje rozë!

0
31

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar deklaratat e Veliajt i cili u shpreh se do të paraqitej vetë në SPAK dhe do të dorëzonte dosjen me informacione për të gjitha çështjet që lakohen në media.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj u shpreh se vajtja e Veliajt në SPAK nuk është dëshirë e tij, është thjesht një karagjozllëk që po bën, për të sfumuar aferat që ai është i përfshirë.

Avokati e cilëson rastin si një “skenografi e një marrëdhënieje rozë“ mes SPAK dhe Bashkisë, nisur nga qasja që Veliaj ka shfaqur në media për ngjarjen.

Gjokutaj: “Përse merr rrugën ‘me këmbët e ti’, sikundër po thotë, megjithëse atje të marrin, të thërrasin nuk shkon njeri me dëshirë. Çështja është çfarë do të thotë Veliaj në SPAK. Do i rekomandoja Veliajt që të pendohet, pasi mund të jenë marrë në qafë zyrtarë të tjerë që i kanë vendosur shpatullat burgut sot, vetëm se ai është Kryetar Bashkie”.

Në vijim, avokati tha se Veliaj e trajton SPAK si një strukturë private, sikur ky ka bërë investime për ti shëndoshur financiarisht.

Gjokutaj: “Ai shkon dhe i quan kolegë ata prokurorët e SPAK, madje thotë se do të negocioj orën me SPAK se kur do të shkojë. E gjithë kjo është skenografia e një marrëdhënieje rozë mes SPAK dhe Bashkisë së Tiranës. Ky është relativizim i realitetit të zi që ka Bashkia e Tiranës. Ky e trajton këtë thirrjen në SPAK sikur po shkon të pijë kafe me ca njerëz që ka ca kohë që si ka takuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here