Rama përjashton Veliajn nga projekti i madh në Tiranë, vendin e tij e merr Blendi Gonxhe

0
66

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin e organizuar për projektin EXPO ALBANIA, për ndërtimin e një qendre të re shumëfunksionale për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.

Kjo qendër do të ngrihet në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, në ish-zonën ushtarake të Farkës në kryeqytet dhe do të financohet nga qeveria.

Por, edhe pse ky është një projekt i rëndësishëm për Tiranën, krah Ramës sot  mungoi kryebashkiaku Erion Veliaj. Vendin e tij e ka marrë Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, që mesa duket, i është besuar ky projekt.

Kjo është ndër të paktat herë, për të mos thënë e vetmja, ku Veliaj nuk qëndron përkrah Ramës në prezantimin e projekteve të rëndësishme, teksa mënjanimi i tij nga ky projekt vjen në një kohë ku SPAK është duke e hetuar për inceneratorin e Tiranës dhe aferën “5D”.

Rama i doli në krah Veliajt pas skandalit të ish-drejtorëve të Tiranës, por duket se e ka të pamundur që t’i besojë sërish kryebashkiakut projekte kaq të mëdha, ndërkohë që figura e Blendi Gonxhes vjen gjithmonë e më shumë në rritje në sytë e Ramës, teksa kryeministrit i duhet edhe një kandidat për zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë, pasi Veliaj nuk mund të kandidojë sërish, ndaj Gonxhe mund të ishte një alternativë e mirë.

Nuk dihet nëse përjashtimi i Veliajt nga ky projekt është mungesë besimi i Ramës ndaj tij, apo një shenjë se lufta brenda partisë po bëhet gjithmonë e më e egër, pasi Gonxhja njihet si një nga njerëzit e besuar të Belinda Ballukut, kundërshtares së Veliajt në PS-në që do të vijë pas largimit të Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here