Presidenti Ilir Meta uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF

0
117

Pas urimit nga ana e drejtuesve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, respektivisht Presidentit të FIFA-s,  z. Gianni Infantino dhe Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, si edhe të shumë presidentëve të Federatave europiane, sot në drejtim të Presidentit të FSHF,  Armand Duka ka mbërritur edhe urimi zyrtar nga ana e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta.  Në letren e tij drejtuar Presidentit Duka,  kreu i shtetit shqiptar shkruan:

I nderuar z.Duka,

Më lejoni t’ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me këtë rast ju uroj shëndet, suksese dhe energji të reja në detyrën tuaj të rëndësishme.

Sfidat në interes të sportit më popullor në vendin tonë kërkojnë një komunitet të bashkuar, një dialog të hapur, një profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme e rezultate sa më të larta.
Përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë te zgjedhurve në organet drejtuese të FSHF, për angazhimin dhe punën në përparimin e vazhdueshëm të futbollit tonë e sidomos masivizimin e tij tek të rinjtë dhe fëmijët.

Një urim dëshiroj t’i përcjell të gjithë futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, specialistëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të FSHF të cilët me pasion dhe përkushtimin e tyre në të ardhmen të cojmë futbollin tonë në nivelin më të larta.

Ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese në sfidat e futbollit tonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here