Zoti Rama, të bën të fala Rai 3!

0
84

Nga Ylli Dylgjeri:

Edi Rama i ka marrë rregullisht nëpër gojë të gjitha mediat dhe përfaqësuesit e saj. Në një emision,  i nxitur nga formati i “Zones së Lire” te Arian Çani, ku Ai i ka servirur të gjithë përfaqësuesit e medias, Edi Rama ka thënë për produktet mediatike se janë të gjitha kazan.

Pra për të gjithë kishe një justifikim, të gjithë i etiketove si kazan.

Po Rai 3 zoti Rama? Kazan është? Eshtë ky Televizion i madh publik që ju ka investiguar dhe ju ka çjerrë maskën familjarisht, si Kabinet dhe si Sekretar i Përgjithshëm e më tej…

Sekretar yt i Përgjithshëm në vite është marrë me mbrojtjen e mafiozeve e trafikantëve jashtë Administrates, tani ka vite që merret me Mafien brenda Qeverisë e Administratës. Fakti që Ju nuk e lëvizni prej vitesh nga pozicioni, nuk tregon se mbroni sherbimin civil, faktet dhe dokumentat që na tregoi Rai 3 flasin se Ai mbron shërbimin mafioz.

Ju tha me emra, nga Saimir Tahiri, te Fatmir Xhafa me të vëllanë, te Olsi Rama për ta mbyllur me Engjëll Agaçin…

Janë fakte të reja?

Jo! I ka thënë me kohë shqip shtypi shqiptar.

Mbrëmë këto fakte i dëgjuam edhe italisht.

Si i thonë kazanit në italisht?

Stë mbetet gjë tjetër, fillo sharjen nga e para në italisht.

A u be marreveshja?

Po!

Do të na vinë afrikanët këtu.

Dmth e kanë lënë Shqipërinë aneks të mafias

Edhe këtu kam të drejtë unë:

Kot themi kur e quajme Italinë shtet mik! Ky “mik” na ka lënë në dorë të Mafias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here