SHBA dhe BE “mbrojnë” Veliajn, dënojnë dhunën e protestës por “kyçin gojën” për korrupsionin

0
77

Ambasada e SHBA dhe Bashkimit Europian kanë reaguar për protestën e zhvilluar para bashkisë së Tiranës ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt pas aferës “5D”.

Gjatë reagimit të SHBA, citohet dhuna e ushtruar nga protestuesit por në asnjë resht nuk përmendet korrupsioni miliona euro që kanë kryer 5 drejtorët e bashkisë së Tiranës të emëruar prej Veliajt dhe që tashmë me vendim të SPAK ndodhen në qelinë e burgut.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.

 

Gjithashtu edhe delegacioni i Bashkimit Euroipian në Tiranë pozicionohet hapur në krah të Erion Veliajt pasi ka dënuar dhunën gjatë protestës para Bashkisës së Tiranës.

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruan delegacioni i BE.

 

Protestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godinës që administrohet nga Veliaj kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’i mbyllur gojën.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

Kujtojmë që shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here