Republikanët në SHBA: Nismë për të bllokuar milionat e ‘Sorosit të ri’

0
95

Senatorët republikanë në SHBA do të prezantojnë një nismë ligjore që synon të bllokojë shtetasit e huaj të ndikojnë në zgjedhjet amerikane.

 

Nisma e tyre vjen pas raportimeve se një miliarder i huaj ka dhuruar të paktën 250 milionë dollarë për një rrjet të majtë.

Bëhet fjalë për miliarderin zviceran, Hansjorg Wyss.

Ky i fundit ka dhuruar shumën e madhe për fondin ‘Sixteen Thirty’ që mbështet kauzat e majta dhe ndikon në zgjedhjet amerikane.

I njëjti fond është financuar edhe nga miliarderi majtist, George Soros.

 

Madje Wyss ka nisur të etiketohet nga mediat amerikane si ‘George Sorosi i ri’.

 

Për shkak se këto miliona dollarë shkojnë në mbështetje të Joe Biden, republikanë thonë se do nxisin projektligjin që do të pengojë këtë ndikim në politikën amerikane.

 

Projektligji do të synojë që të bllokohet dhurimi i fondeve në mënyrë indirekte, duke shmangur pengesat aktuale ligjore që nuk lejojnë të huajt që të dhurojnë për kandidatët politikë në SHBA.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here