Komentuesi nxjerr zbuluar Ramën për aeroportin e Kukësit… Hajdut ordiner!!!

0
185

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kukës, ku u zyrtarizua nisja e punimeve për rikosntruksionin e aeroportit të Kukësit si dhe kandidimi i presidentit të klubit futbollit të këtij qyteti për kryetar bashkie. (Lexo këtu)

Por menjëherë pas largimit të kryeministrit Edi Rama, burime nga komisariati i Kukësit bëjnë me dije se Drejtori i Policisë, Zef Laska, ka thirrur në mbledhje urgjente strukturat e policisë për analizën e protestës. Si duket pas përplasjeve me policinë, për protestuesit do të jetë një natë e vështirë.

Por ajo që u pa gjatë protestës ishte edhe distanca mes Bashkim Shehut, kryetar i Bashkisë së Kukës nga Partia Demokratike dhe kreut të PD-së, Arif Rexhmati.

Kjo përçarje e cila është vënë re edhe më parë në PD-në e Kukësit, si duket ka bërë që edhe pjesëmarrja në protestë, krahasuar me ata që ishin në takimin me kryeministrin Edi Rama, të jetë dukshëm më e ulët, pavarësisht se dy ditë më parë në faqen “Kukësi” në Facebook, u bë thirrje për protestë, e cila më pas u përsërit edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhmati.

Partia Demokratike është dobësuar ndjeshëm në Kukës, pasi njëra pjesë mbështet kryetarin e PD, Arif Rexhmati e grupit tjetër kryetarin e bashkisë, Bashkim Shehu. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ende nuk dihet nëse Bashkim Shehu do të rikandidojë, apo PD në zgjedhjet lokale do të prezantohet me një tjetër kandidat.

Por qytetarët janë ndarë në dy grupi lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama. Njëra pjesë mbështet kryeministrin, tjetra është kundër tij, dhe e gjykon që nga vendosja e taksës për “Rrugën e Kombit” e deri tek aeroporti. Ky i fundit sipas tyre është dhuratë por që kryeministri po ia jep koncesionarit.

Më poshtë disa komente në videon e takimit të Ramës në Kukës.

Por një ndër komentet që bie më shumë në sy, është ai ku një qytetar akuzon kryeministrin se po mashtron edhe për aeroportin e ri. Sipas tij, kamionët që gjatë vizitës së Ramës ishin në ambientet e aeroportit nuk janë më.

“Edi Rama o mashtrus ato kamionet qe kishe ke ajroporti i kukesit sjan me? Ku Jane tani e bere vetem per ti genjyer poplin tet vije zort”, – shkruan ai.


Komenti për largimin e kamionëve
Në fund ajo që mbetet për t’u parë është çfarë do të ndodhë me protestuesit që i bllokuan rrugën kryeministrit, duke bërë që ai të hynte në Kukës me helikopter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here