Lezhë/ Arrestohet 28-vjeçari, kapet me 50 doza kokainë

0
140

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Arbër Hafizi ka rënë në pranga të policisë, ndërsa u kap me 50 doza kokainë. Policia kishte marrë informacione për lëvizjen e të riut nga qyteti i Shkodrës, për në qytetin e Lezhës.

Kështu gjatë kontrollit iu gjet lënda narkotike. Burime nga policia lokale kanë thënë se synimi i tij ishte shitja e kokainës në plazhin e Shëngjinit, i cili kohët e fundit është bërë shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Ndërkohë policia vazhdon hetimet për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here