“Gjobat” e gjykatave ndërkombëtare/ Dy letrat e Metës për Ramën: Po mbani të fshehta vendimet e Arbitrazhit

0
100

Vendimet e Gjykatës së Strasburgut por edhe ato të Arbitrazhit mbeten një peshë e rëndë për buxhetin e shtetit.

Çështjet e fundit kanë vënë në alarm si Presidentin por edhe Opozitën.

Kreu i Shtetit në një shkresë të dërguar Avokaturës së Shtetit në datën 13 korrik të këtij viti nënvizon rëndesën me 109 milion euro që duhet të paguhet në vendimin Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

Teksa së fundi është ngritur dhe një tjetër padi.

Me argumentin se në faqen zyrtare të Avokaturës së Shtetit nuk ka asnjë informacion mbi gjykatat e Arbitrazhit, Strasburgun apo gjykatat e tjera ndërkombëtare, Meta kërkon të dhëna zyrtare.

Por për shkak se edhe pas kalimit të afatit, nuk ka pasur asnjë informacion, Presidenti i është drejtuar edhe me një tjetër shkresë në datën 14 shtator Avokaturës së Shtetit, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave.

Ndër të tjera në të theksohet se nëse nuk do të ketë reagim, institucioni i Presidentit do të ndjekë rrugët institucionale dhe ligjore për personat përgjegjës.

Me të njëjtin argument dhe opozita ka akuzuar se me vendimet e marra qeveria Rama po rrënon ekonominë.

Bozdo: Nuk është rastësi që paditë e kompanive të huaja shtohen dhe këto çështje humben nga qeveria shqiptare.  Me ndergjegje të plotë, pa pyetur për pasojat financiare që rëndojnë mbi shqiptarët, Edi Rama ka marrë vendime të pastra politike.

Në deklaratën për mediat, Enno Bozdo, thekson se qeveria po kthehet në një kosto të madhe ekonomike dhe shoqërore për Shqipërinë./OraNews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here