Drita jeshile për Kosovën/ Bardhi: Moment historik

0
40

Deputeti demokrat Gazment Bardhi e ka cilësuar si moment historik vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës.

“Urime Kosovë! Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale”, shkruan Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here