Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit në KiE/ Meta: Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën !

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Postimi:

URIME KOSOVË! ❤️🇽🇰

Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës.

Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës!

Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!

Share it :