Socialistët braktisin edhe Komisionin Hetimor për vjedhjen e TIMS-it

0
45

Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur edhe komisionin hetimor parlamentar për vjedhjen e të dhlnave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit.

Në mbledhjen e sotme, nënkryetari i komisionit, Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Për shkak të mungesës së deputetëve të majtë, lista u miratua me shumicë votash në mbledhjen e kaluar, por këtë socialistët e kundërshtuan, duke theksuar se vendimmarrja ishte e njëanshme. Kërkesa e socialistëve u kundërshtuan nga kryetari i komisionit Ervin Salianji me pretendimin se vendim i marrë nuk mund të zhbëhet dhe se nuk ishte faji i tij që deputetët e PS-së mungonin në komision.

“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu.

Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes, prej 5 minutash, kërkesë e cila u miratua nga kryetari i komisionit Ervin Salianji, por pasi socialistët u larguan nga mbledhja nuk u kthyen më.

Seanca e sotme u shoqërua me debate sa i përket miratimit të listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.

Kujtojmë se prej 4 mbledhjesh rresht socialistët po bojkotojnë edhe komisionin hetimor parlamentar për koncesionin e sterilizimit dhe check up-it, në shëndetësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here