Euro drejt “greminës”, sot prek nivelin më të ulët në këmbimin valutor. Kush mban përgjegjësi?!

0
147

Euro drejt “greminës”. Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0,45 lekë dhe 0,53 lekë, duke ndjekur trendin zbritës për gjatë gjithë javës së fundit.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë. Ky është niveli më i ulët që prej korrikut 2023. Edhe dollari ka pësuar rënie duke u shitur nën 94.58 lekë.

 

Në pozita zhvlerësimi këmbehet edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here