Si po bien një nga një gënjeshtrat e Veliajt

0
54

Themelet e Bashkisë Tiranë janë tundur nga arrestimet e drejtorëve më të rëndësishëm të këtij institucioni, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët janë përfshirë në skema korruptive dhe kanë gllabëruar nga taksapaguesit e varfër shqiptarë miliona euro.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndodhen prapa hekurave për abuzime me tenderë, që në total kapin një vlerë prej 20 milionë eurosh.Të tjerë zyrtarë janë nën hetim, të cilët kanë futur gishtin në korrupsionin e kryer nga drejtorët e Veliajt. Por kjo skemë nuk ndalet me kaq. Të tjera hetime po kryhen dhe të tjerë drejtorë pritet të arrestohen

Pra, i gjithë zinxhiri komandues i Bashkisë Tiranë ka rënë, ndërsa Erion Veliajt po i dalin në pah një nga një të gjitha gënjeshtrat e tij.

Teksa Bashkisë Tiranë po i del flaka, Erion Veliaj nuk ndal propagandën. Ditë pas dite po dalin në dritë të gjitha zullumet që drejtorët e tij kanë bërë në dijeni të tij.

Po çfarë bën Erion Veliaj?

Del në mediat e paguara nga inceneratorët dhe bërtet me të madhe se ka bërë punë të mira me drejtorët e tij hajdutë.

Mos vallë një nga punët e mira është mashtrimi me mbjelljen e 1 milion pemëve?

Raporti nxjerr gënjeshtrën e Veliajt

Erion Veliaj nuk ka ndalur në asnjë moment propagandën e tij. Një nga gënjeshtrat e tij më të mëdha është fakti që shprehet se po bën pyllin orbital, që ka mbjellë 1 milion pemë.

Por raporti i Bankës Botërore e thotë e bardha në të zezë që kjo është një gënjeshtër.

Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër duke ekspozuar një nga mashtrimet më të mëdha publike.

Sipas Bankës Botërore, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi, ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

“Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thuhet qartë në raportin e Bankës Botërore.

Lind natyrshëm pyetja: Cilat janë punët e mira që ka bërë me drejtorët e tij hajdutë, pylli orbital, i cili ka përfunduar në kosh me këtë raport nga Banka Botërore?

Që ka gënjyer dhe ka mashtruar me drejtorët e tij hajdutë ashtu siç mashtron kur thotë kemi bërë punë të mira. Mashtrimin e Veliajt e nxjerr Banka Botërore në raportin e saj, ku thekson faktin se nuk ekziston Tirana e gjelbër që pretendon Veliaj. Punët e mira nuk mund të bëhen me hajdutë.

Këtë nuk e thotë as CNA, nuk e thonë as mediat e tjera, por e thotë Banka Botërore. (Kliko për matjet).

Erion Veliaj bën mirë të marrë përgjegjësitë e tij para drejtësisë dhe jo të marrë në mbrojtje drejtorët e tij hajdutë.

Me drejtorë hajdutë nuk mund të bëhen kurrsesi punë të mira përveçse të vidhet, dhe gjithçka, çdo pasojë bie me qytetarët shqiptarë, të cilët paguajnë taksat që përfundojnë në xhepat e drejtorëve të babëzitur të Erion Veliajt, të cilit po i përplasen në fytyrë të gjitha gënjeshtrat një e nga një./ CNA/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here