Kryemadhi: Varfëria ka pushtuar Shqipërinë, investitorët e huaj na shohin si ”Kolumbinë e Europës’’

0
151

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Dibër, theksoi se shteti është kapur nga krimi.

Ajo tha se varfëria sa vjen e rritet dhe e gjitha kjo për shkak se kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë aleancë me krimin dhe jo me qytetarët.

‘Shteti është i kapur nga krimi, varfëria është në rritje. Ju e dini se sa më i varfër të jesh, aq më lehtë kapesh nga droga dhe krimi. Investitorët e huaj nuk afrohen në Shqipëri, pasi e shohin vendin tonë si Kolumbinë e Europës’, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here