Aktivisti nxjerr fotot e parkut fantazmë te Liqeni Artificial: Muze i grabitjes së 800 milionë lekëve nga Veliaj

0
67

Në vazhdën e denoncimeve kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për abuzimet të cilat kanë dalë sheshit se janë bërë pothuaj në çdo tender, Lëvizja Bashkë sjell një tjetër rast.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Lëvizja Bashkë, risjell në vëmendje parkun e lodrave që Bashkia e Tiranës ndërtoi në vitin 2016 në kodrat e Liqenit Artificial, dhe për të cilin u bënë një sërë protestësh kundër.

Sipas të dhënave të grumbulluara, Lëvizja Bashkë, këtë radhë sjell një shkelje të rëndë të Erion Veliaj, shkelje që është bërë me të ashtëquajturin trenin e lodrave, projekt që kushtojë jo pak, por 50 milion lekë dhe u ndëtua në një sipërfaqe prej 600 metra katror.

I gjithë parku i lodrave te Liqeni Artificial, thotë Lëvizja Bashkë ka kushtuar 800 milionë lekë. Ata kërkojnë hetimin e këtij tenderi.

Postimi i plotë

Jemi ne vitin 2016-te. Ne mes te Parkut te Liqenit po hidheshin mbi 800 m/3 beton, me preteksin per te ndertuar park per femijet.

Pjese e projektit ishte dhe nje tren shetites ne me thuajse 600 m/2 siperfaqe ndertimi.

Punimet parashikonin germim dhe betonizimim i te gjithe itinerarit, nese i besojme shifrave jane 600 m/2 te betonizuara per te ndertuar bazamentin.

Bashke me shinat dhe kabinen me 4 vagone, ne nje kosto totale prej 800 miljon lekesh, 50 miljon ishin te parashikuara vetem per trenin.

Ne jete te jeteve ai tren nuk eshte vene kurre ne pune, e megjithate kabina akoma gjendet aty si muze i grabitjes.

Pesedhjete miljon leke te varrosura ne beton. Gjendja eshte siç do ta shihni ne foto.

Duket sikur jemi ne Amazon.

Deri me sot nuk eshte hetuar kurrkush per kete gje.

E gjithe transparenca qe doli dhe preventivi dhe projekti, erdhi per shkak te protestes, dhe leja e ndertimit ka dale dite pas protestes dhe nuk perkonte me daten e rrethimit.

Per 80 dite disa aktiviste kane qendruar 24 ore ne 24 jashte, ne natyre, ne proteste, vetem se nuk durohej niveli i poshterimit.

Qe prej asaj proteste, baterdia eshte bere ne qytet dhe Erion Veliaj, nuk eshte hetuar kurre.

Moshetimi e ka kthyer ne perbindesh. Ai ka pushtet, dhe zero empati. Po te mundej do na muroste te gjitheve ne beton.

Drejtesia mjafton te gervishte pak fare siperfaqen dhe aty do gjeje gropa septike korrupsioni, pervetesimi, abuzimi dhe grabitjeje. Nese nuk e ben tani qe gjerat jane sheshit, do ia shtoje alivanine dhe per ca kohe vendit, po gjithsesi nuk e ndalon dot reagimin shoqeror, per ta fshire njehere e mire kancerin nga trupi i qytetit dhe shtetit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here