Zjarr gjatë natës në Gjirokastër

0
48

Një vatër zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht reth orës 02:22, në një dyqan në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Zjarri ra në katin e parë të një pallati pranë shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” tek dyqani “XL”. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës me 4 efektivë.

Zjarri ishte në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, brenda të cilit digjeshin orendi shtëpiake. Mësohet se lidhur me rastin është ndërhyrë duke hedhur ujë për izolimin deri në fikjen e plotë të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here