“Xibraka”, Bardhi: Çështja është ende e hapur, kam bërë kallëzim në SPAK

0
23

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në studion e emisionit “Drejt” në televizionin “Ora News”, komentoi aktualitetin politik në vend.

Bardhi u shpreh se çështja e Xibrakës është ende e hapur, dhe se ka bërë kallëzim në SPAK për Olsi Ramën.

Bardhi: Të nesërmen e denoncimit tim, të gjitha të dhënat i kam depozituar përmes një kallëzimi në prokurorinë e Posacme.

Disa ditë pas kësaj përmes një njoftimi publik jam njoftuar se edhe vëllai i kryeministit ka dërguar një kallëzim në prokurori.

Në këtë rast mungon transparenca ndaj qytetarëve. Pretendimi është se unë kam shpifur.

Për atë kallëzim përvec Olsi Ramës nuk e merr vesh asnjë njeri se cfarë do bëhet me atë cështje

Sa herë që kapen me afera, nxitojnë të thonë shpifje.

Unë nuk kam shpikur dicka.

Unë kam marrë dosjen penale të prokurorisë.

Cështja nuk është mbyllur për shkaqe proceduriale, por është vecuar se nuk kanë mundësi thonë ata të gjejnë bashkëpunëtorët.

Është ende sot që flasim një cështje e hapur.

Ka një cështje që ka mbetur gjysma e saj e pa zgjidhur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here