Vjedhja e sistemit TIMS/ Lala: Që nga denoncimi, për 1 muaj prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim

0
36

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke diskutuar për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe arrestimit të drejtorit të këtij institucioni, ka zbuluar detaje të reja nga dosja.

Sipas Lalajt, prokuroria e Tiranës për 1 muaj nuk ka bërë asnjë hetim, që nga dita kur ka ndodhur regjistrimi i denoncimit të bërë

‘Në datën 4 gusht në prokurorin e Tiranës ka vajtur një referim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me siglën sekret. Po në këtë datë, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Ervin Muçës.

Dosja ka qëndruar deri në datën 9 shtator pa veprime, dhe kjo mbetet për tu hetuar. Janë filluar hetimet procedurale në datën 9 shtator 2023.

Duhej që drejtori Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit, Balla duhej ta pezullonin deri kur prokuroria të dilte në një konkluzion përfundimtar

Janë të paktën 5 punonjës policie të cilët thonë se Muça na ka kërkuar kodet për të hyrë në server, ne nuk kemi pranuar, sepse normalisht serveri bën backup dy herë në ditë në mënyrë manuale dhe duke qenë se ne nuk jemi specialistë për të bërë backup, ai na ka kërcënuar se do të na çonte në prokurori.

Në orën 13:30 të datës 2 gusht kanë hyrë në ambientet e drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça dhe zyrtarë të AKSH-it dhe një grua e cila nuk del qartë se çfarë funksioni ka dhe ka patur konflikte të forta mes Ervin Muçës dhe Ardit Muços, shefi i sektorit.

Ervin Muça i ka kërkuar kodet e sigurisë Ardit Muços. Shefi i sektorit ka refuzuar ti japë kodet duke i thënë se, këto kode mund të jepeshin vetëm sipas standardeve. Ervin Muça i ka kërcënuar vartësit dhe i ka mbyllur të gjitha akseset shefit të sektorit.

Nga data 13:30 e datës 2 gusht deri në orën 1:30 të mëngjesit të datës 3 gusht, sipas prokurorisë sistemi TIMS është aksesuar përmes një kompjuteri dhe është përdorur një hardisk të jashtëm për të marrë materiale.

Ajo çfarë prokuroria nuk sqaron, është motivi pse ka ndodhur kjo ndërhyrje’, tha Klodiana Lala në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here