“Rrezik për përshkallëzim”, Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Irani

0
52

Gjermania paralajmëroi qytetarët e saj që të largohen nga Irani, duke thënë se ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur të tensioneve ekzistuese të Teheranit me Izraelin dhe se gjermanët mund të rrezikohen.

“Në tensionet aktuale, veçanërisht midis Izraelit dhe Iranit, ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur,” shkroi Ministria e Jashtme në një paralajmërim të ri udhëtimi të lëshuar të premten.

“Nuk mund të përjashtohet që rrugët e transportit ajror, tokësor dhe detar të mund të preken”, shtoi ministria.

“Qytetarët gjermanë janë në rrezik për t’u arrestuar dhe marrë në pyetje arbitrarisht dhe për t’u dhënë dënime të gjata me burgim. Qytetarët e dyfishtë me kombësi iraniane dhe gjermane janë veçanërisht të rrezikuar,” tha Ministria e Jashtme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here