Moderatorja e quan Klosin “Ministri i Qejfit” ai revoltohet keq me gazetaren: Nuk më pëlqeu, ta dija që…

0
142

I ftuar këtë të diel në emisionin “ThumbOn” në TV Ora ka qenë ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Moderatorja Fatma Haxhialiu e ftoi në studio duke e emëruar si “Ministria e Qejfit”, kjo referuar turizmit si sektori që të gjithë ne e shohim me syrin e qejfit, pasi nënkupton argëtim.

Por ministrit Klosi nuk i ka pëlqyer mënyra si e prezantuan moderatoret dhe u shpreh se nuk ishte aspak dakord me këtë.

Madje shtoi se në rast se do e kishte ditur se në emision do i bëhej kjo pritje nuk do të kishte pranuar fare ftesën për të shkuar.

“Nuk më kanë quajtur ndonjëherë ministër qejfi. Nuk më pëlqeu, ta dija nuk do vija në emision”,  u shpreh Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here