Mandati i Xhaçkës/ Noka: Rama e reklamoi drejtësinë si instrument që kur i duhet e përdor

0
39

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë  fjalës së tij në takimin që zhvilloi me opozitën e bashkuar në Durrës, Noka u shpreh se domosdoshmëria e punës së opozitës është të mundësojnë rotacionin politik.

Noka u ndal edhe te vendimi i Kuvendit lidhur me mandatin e Xhaçkës, teksa shprehet se “Drejtësinë e reklamoi se e ka instrument që kur i duhet e përdor, kur nuk i duhet e shkel në këmbë”.

Noka: “Dje kuvendi me urdhrin e Ramës, drejtësinë e reklamoi se e ka instrument që kur i duhet e përdor, kur nuk i duhet e shkel në këmbë. Kur i duhet të për të instaluar regjimin e tij autokratik, ai arreston liderin e opozitës pa asnjë prove dhe fakt dhe e mban të burgosur pa asnjë akuzë. Kur nuk i duhet e shkelmon sepse nuk mund ti kërcënojë ortaken e tij në aferë Olta Xhacken, apo në rastin e Xibrakës, vëllain e tij, apo një drejtësi e cila organizatës kriminale 5D nuk do të mund ta anashkalojë dhe ti gjykojë individualisht. Një drejtësi reale 5D duhet ta gjykonte si grup strukturuar kriminal. Shqipëria është në rrezik kombëtar, ndaj bashkimi, përballja dhe gjunjëzimi i këtij regjimi është dhe do jetë sfida jonë. Në këtë aspekt domosdoshmëria e punës tonë është të mundësojnë rotacionin politik. Shqipëria këto shanse i ka të bllokuara nga Rama. Ndaj edhe reforma zgjedhore që do propozohet nga ana jonë do të këtë këtë synim. Një reformë që siguron zgjedhje të lira dhe mundëson rotacioni”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here