Merr flakë makina gjatë lëvizjes në aksin Korçë-Ersekë

0
49

Merr zjarr një mjet në rrugën Korçë-Ersekë, sapo kalon Qafën e Qarrit.

Sipas informacioneve, ngjarja është aksidentale, shkak i një defekti të mjetit.

Në mjetin e përfshirë nga flakët kanë duke udhëtuar një burrë se bashku me djalin e tij dhe një të afërm kur mjeti në majë të Qafës së Qarrit është përfshirë nga flakët.

Në momentin që mjeti ka shpërthyer në flakë drejtuesi i mjetit se bashku me mikun e tij dhe djalin kanë arritur të dalin në kohën e duhur nga mjeti i cili brenda pak minutash është djegur i gjithi.

Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të izoluar flakët.

Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here