Artan Hoxha: Berisha do të jetë arkitekti i fitores, jemi më të fortë se regjimi i Ramës

0
118

Analisti Artan Hoxha tha se lideri i opozitës është arrestuar në mënyrë skandaloze dhe po mbahet në burg me vendimet e Gjykatave skandaloze.

Në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Hoxha tha se Sali Berisha nuk dorëzohet dhe demokratët nuk do të dorëzohen.

“Regjimi I Edi Ramës është i fortë, por Sali Berisha është edhe më i fortë”, tha analisti.

Në ditën e 100 të tubimit qytetar, Hoxha tha se edhe rilindasit kur lenë takim në këtë rrugë thonë takohemi te rruga e Salës, te kjo rruga që sot quhet e “Shpresës” dhe ju jeni pelegrinët e saj, jeni pelegrinët e fitores në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe arkitekti I fitores do të jetë Sali Berisha.

Hoxha tha se asaj që I është bërë PD nga regjimi, Gjykatat dhe Rilindja, është thyerje e rendit natyror dhe jo vetëm e ligjeve.

 

Analisti u shpreh se lirimi I Sali Berishës është një betejë. “Lironi Sali Berishën se nuk mban më. Është arrestuar në kundërshtim me ligjin, kushtetutën e logjikën. Nuk është thjesht një demokrat I arrestuar, nuk është thjesht lideri I opozitës, por është një njeri që I kanë bërë një padrejtësi, ndaj dhe duhet të reagojë gjithë shoqëria”, tha Hoxha.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here