PS bojkotoi komisionin hetimor, Vokshi: S’duan të zbardhet vjedhja me koncensionet

0
58
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat, pas deshtimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, pasi deputetët socialistë nuk u paraqitën.

Vokshi ka theksuar se kushtetuta i detyron deputetët e PS që të jenë pjesë  e komisioneve, por ata nuk vijnë pasi Rama u ka dhënë urdhër që të mos zbardhet vjedhja me koncesionet në shëndetësi.

“Ne kemi dëshmuar edhe njëherë mungesën e vullnetit dhe dëshirën e mazhorancës që të ketë mbarëvajtje të punës së komisionit dhe ata e bojkotuan për të tretën herë radhazi edhe pse njoftimet janë bazë në bazë të ligjit për komisionet hetimore.

Është e qëllimshme ashtu si refuzuan dy vitet e fundit qëllimisht për të drejtat kushtetuese të opozitës po vijojnë të refuzojnë të drejtat kushtetuese të opozitës në parlament dhe në komisione, ata e kanë ngritur komisionin hetimor për ta dështuar dhe bllokuar. Këto mbledhje po bojkotohen pasi nuk duan të zbardhen të vërtetat e koncesioneve në shëndetësi. Ne e kemi thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe rregulloren edhe sepse prania është e detyrueshme sipas nenit 9 pika 7 ku nëse për më shumë se tre hera radhazi mungojnë deputetët atëherë ndaj tyre merret masë dhe zëvendësohen.

Kjo është hera e tretë që nuk vijnë deputetët e PS dhe ata do të duhet të zëvendësohen, ata nuk duhet që të ndjekin urdhrat e Ramës që nuk do hetim parlamentar që të mos shkojnë pas porosive të Plarent Ndrecës, sepse ai është në konflikt të hapur interesi pasi ka qenë avokat ndaj disa personave që janë nën hetim nga SPAK për këtë skandal.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here