Janë pesë dosje që hetohen”, Elvi Fundo: Veliajt i ka shkuar një thirrje për t’u paraqitur deri të premten në SPAK

0
72

Gazetari Elvi Fundo, drejtues i CNA.al, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ndaj Erion Veliajt janë 5 dosje që po hetohen nga SPAK-u. Fundo tha se brenda kësaj të premteje, Veliajt i ka shkuar një thirrje për t’u paraqitur në SPAK për çështjen e inceneratorëve, jo për dosjen “5D”.

“Në dijeninë time i ka shkuar një thirrje, do ta shohim brenda kësaj të premteje në SPAK dhe në dijeninë time është për çështjen e inceneratorëve, jo për dosjen “5D”. Janë edhe 2-3 hetime të tjera, njëra për ndërtimet te “5 Maji”, ku përfshihen sërish këta individët, si Qato, është dosja e Teatrit dhe dosja e lejeve të ndërtimit. Pra nuk janë dy dosje, por pesë.

Prej gati një viti e një muaji z. Erion Veliaj, është në dijeni të bandës “5D”. Është konferenca e shtypit e marsit ku fillon hetimet SPAK-u dhe kallëzimi i Belind Këlliçit në maj. Pas zgjedhjeve vendore, në shtator 2023 e heq Redi Mollën nga DC dhe çon Mariglen Qaton, pra i qarkullon këta drejtorë për të cilët kishte informacion. Nuk mund të thotë se nuk ka qenë në dijeni. Sa për atë vajzën që ka çuar kodin e tenderit, ky është rasti më i rëndësishëm që duhet parë në detaje, sepse dikush nga shumë lart e ka urdhëruar jo një drejtor i të njëjtit nivel, sepse ajo në përgjime thotë qartë: më bëni derman për burgun.

Këta mua më duken një grup i strukturuar kriminal. Janë të njëjtët njerëz të përfshirë edhe tek inceneratorët, siç është Taulant Tusha, ku është Mariglen Qato në rolin e tij te IMT-ja”-tha Fundo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here