Eglantina Zere, drejtoresha e Tiranës që 7 vite bëri kërdinë me të ardhurat e parkimeve, por që u la e lirë nga SPAK

0
92

Në grupin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar e me masë “Detyrim paraqitje”, për marrje tenderësh nga sektorët që drejtonin vetë dhe nëpërmjet sektorëve të tjerë, është dhe Eglantina Zere, Drejtoreshë e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës.

Egla e famshme e Bashkisë- Tiranë, në gusht 2015 u emërua krye këshilltare e Erjon Veliajt, ndërsa prej muajit korrik 2016 e deri në gusht 2023 ka qenë drejtoreshë e “Tirana Parking”.

SPAK e ka marrë nën hetim drejtoreshën për korrupsion me 5 tenderë dhënë drejtorëve të arrestuar, por mbështetur në provat që ka mbledhur BKH gjatë hetimit 8 mujor, rezulton se ajo ka bërë kërdinë me të ardhurat e parkimeve në Tiranë.

 

Referuar provave zyrtare, krye hajdutja Eglantina Zere duhej të ishte e arrestuar,  por SPAK nuk kërkoi masë arresti në burg për të; dyshim që po qarkullon në Bashkinë e Tiranës, se për mos arrestimin e saj ka ndikuar një dorë e fortë pushteti e përlyer me të.

Më pikënisje Raportin Nr. 161, datë 18.01.2019 të KLSH në “Tirana Parking”, hetuesit  e BKH kanë kaluar në skaner aktivitetin financiar të “Ardhura-Shpenzime-Fitime” të parkimit në Tiranë për periudhën shkurt 2016-korrik 2023, kur ka drejtuar drejtoresha nën hetim, Eglantina Zere.

Ekipi i KLSH, konstatoi se  “Tirana-Parking”, në vitet 2017-2018 ka arkëtuar vetëm 30% të të ardhurave faktike, ose 40% të planifikimit nga Bashkia e Tiranës, që janë 9.3 milionë Euro vjedhje, me persona përgjegjës drejtoreshën Eglantina Zere si titullare dhe Shefin e Financave të “Tirana-Parking”, Amarildo Muça si nëpunësi autorizuar për administrimin e të ardhurave.

Por në vend që Eglantina Zere të shkarkohej e kallëzohej penalisht, ajo forcoi aq shumë pozitat në kupolën e Bashkisë-Tiranë, sa për të fshehur dhe lejuar vazhdimin e vjedhjeve të saj. Planifikimi i të ardhurave nga parkimi për vitet 2019-2020, u bë sa 30% e të ardhurave reale, aq sa kishte deklaruar e arkëtuar drejtoresha Eglantina Zere në vitet 2016-2018.

 

Sipas të dhënave, vjedhja e të ardhurve ka vazhduar gjatë viteve 2021-2023 dhe gjatë vitit 2024, duke planifikuar 33% të të ardhurave reale nga parkimet, shifër që Eglantina Zere e pasqyronte në bilance false dhe e deklaronte si zbatim 100%, për të krijuar përshtypjen se nuk ka vjedhje.

Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka 2 kategori tarifash: Parkim me kontrata, planifikuar 1.7 milionë Euro në vit; dhe parkim me bileta të planifikuar 5.1 miliardë lekë në vit; kur të ardhurat faktike janë 3 herë më tepër, mbështetur në fizibilitetin e 129 segmenteve rrugore, 2 bulevardeve, 197 shesheve, 1890 shesh-pushimi mes blloqeve të banimit dhe parkingu nëntokësor.

 

Një nga mashtrimet që ka përdorur Eglantina Zere, për të fshehur vjedhjet, është ky: në 4 zona parkimi të territorit të Tiranës, ajo ka deklaruar sikur 65%-75% të mjediseve të këtyre zonave parkimi është falas, kur vetëm në 12% të mjediseve ka parkim falas.

Pas arrestimit të drejtorëve, në SPAK ka shkuar dhe ky denoncim: Në gusht 2023 kur Eglantina Zere u emërua Drejtoreshë e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës, i shkarkoi të gjithë punonjësit dhe nëpërmjet sekserit A. Muça, i riktheu brenda 24 orësh kundrejt gjobës 250 Euro nga punëtorët dhe 500 Euro nga përgjegjësit, ndërsa firmave të pastrimit u zhvaste 1500 Euro në muaj.

 

Do vijojmë, me pasuritë që Eglantina Zere, nën hijen e atyre që e mbajnë si “kanakare”, ka marrë banesa sociale në kulla si e pastrehë dhe apartamente e lokale me emra të tjerë, në pallatet e ri-ndërtuar në Tiranë e banesa në Farkë- Mullet- Petrelë, si gjoja të dëmtuar nga tërmeti. / Marrë nga: Pamfleti.net

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here