Berisha: Erion Veliaj, jep dorëheqjen. Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të gjejmë

0
76

Kryedemokrati Berisha i kerkoi Erion Veliajt që të jaoë dorëheqjen. “Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të gjejmë.”

“Erion Veliaj, e nise qeverisjen në mënyrën më të turpshme.

Je ministri i vetëm që u martove me paratë e ministrisë duke i dhënë vëllait tënd tenderin.

Erdhe në qeveri pasi drejtove një organizatë, të cilës i vodhe financat dhe për të zhdukur gjurmët e hajnisë, i vodhe kompjuterin.

Erion Veliaj, ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës, ti je shëmtira e vërtetë e njeriut.

Po si ka mundësi, dhe reziston.

Si ke fytyrë dhe del nga studioja në studio, në një kohë kur paratë e taksapaguesve janë shndërruar në qindra e qindra apartamente private tuajat, të Mollës, Tushës dhe hajnave të tjerë rreth teje.

Po si ke fytyrë dhe del para qytetarëve të Tiranës në një kohë kur paratë e taksapaguesve të Tiranës janë shndërruar në hotele me pesë yje, tuajat dhe të sojit tënd hajdut me Edi Ramën.

Nuk ke fytyrë ti. Del para qytetarëve të Tiranës kur tenderin për furnizimin me ujë të bashkisë e fitonte drejtori yt.

Dhe si njerëz të pangopur ndanin paratë e vjedhjes së shtëpisë së parë të qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj, je përpjekur gjatë këtyre viteve të mbulosh vjedhjet e tua me të gjitha përversitetet njerëzore.

Ke përdorur me dhjetëra milionë taksa të qytetarëve për të shpifur dhe trilluar kundër kundërshtarëve.

Por tani, vrima e miut të pret.

Vend në bashki nuk ke. Largohu, largohu!

Tirana është sot më e zemëruar se kurrë. Ndaj dhe jep dorëheqjen sonte, ke shkelmuar mbi sakrificën, mundin, djersën e qytetarëve të Tiranës, duke vjedhur 80 gjer në 100 përqind të çmimit të shkollave për fëmijët.

Duke tenderuar 3 herë një kopsht që nuk ekziston.

Ti je makabër. Të tenderosh 3 herë një kopsht që nuk ekziston për fëmijët, ti je i aftë të kryesh çdo krim ndaj tyre.

Ti nuk ke zemër, ke vetëm torbë për të vjedhur.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen. Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të të gjejmë.

Do të të japim atë që meriton!”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here