Balliu: Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk do ndalojë për sa kohë “arkitekti” është i lirë!

0
53

Shefi i organizimit të selisë blu, Klevis Balliu, në një postim në ‘Facebook’ shprehet se arrestimi i disa drejtorëve nuk e ka zgjidhur këtë çështje, pasi krimi në bashkinë  e Tiranës nuk do të ndalojë, për sa kohë arkitekti dhe shefi i organizatës kriminale (Veliaj) është i lirë.

Postimi

Liria e Veliajt si dëshmi e mungesës së drejtësisë në Shqipëri

Drejtësi do të thotë që pas hekurave të vihen përgjegjësit kryesorë,të ndalohet korrupsioni, të bllokohet vjedhja dhe të kapen shefat . Dhe mbi të gjitha , ajo duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Ndërkohë , drejtësia shqiptare arreston dy ushtarë dhe shefin e tyre e lë të lirë .

Arreston ata që përfitojnë 10% dhe lë të lirë atë që përfiton 90% , arreston ata që zbatuan urdhrin dhe lë të lirë atë që dha urdhërin.

Arrestohen disa drejtorë, por afera vazhdon tenderat vazhdojnë si rasti i inceneratorit.

Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk ndalon përsa kohë arkitekti , shefi i organizatës kriminale, Veliaj është i lirë.

Arrestimet e drejtorëve

Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e njohur ndryshe edhe si Prokuroria Speciale, nxori një deklaratë për shtyp se kishte lëshuar urdhërarreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT).Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here