Bujqësia drejt falimentimit, Panariti: 70% e blegëtorëve nuk marrin subvencione

0
59

Blegtorët e Myzeqesë protestuan ditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, për shkak se baxhot kanë ulur çmimin e grumbullimit të qumështit nga fermerët. Ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti   në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv u jep të drejtë të plotë blegëtorëve protestues pasi sipas tij, bujqësia në vendin tonë nuk financohet.

“Është shteti shqiptar i cili nuk e financon blektorinë. Ferma blektorale tek ne ka një tatim mbi vlerën e shtuar prej 20% i cili nuk rimbursohet dhe dy shtetet, të cilët janë dhe eksportuesit më të mëdhenj të qumështit në Shqipëri, Serbia e ka tvsh-në 7% dhe Italia e ka 4%.

Bujqësia jonë nuk financohet. Ne japim për lopë rreth 80 euro, të ndarë në dy këste ndërkohë që Serbia jep për çdo kokë lopë afër 400 euro. Financon 5 herë më lartë. Kosova jep 250-260 euro.

Kemi lënë jashtë financimit rreth 70% të blektorëve shqiptar . Gjithë kjo ka prodhon këtë situaë dramatike dhe që justifikon që fermerët sot të dalin të protestojnë fuqishëm, edhe në mënyrë simbolike duke derdhur qumështin sepse praktikisht janë jashtë loje. Po shkojnë në mënyrë të pashmangshme drejtë biznesit të tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here