45 vjeçarit nga Thumana i kapen mina me telekomandë, po i transportonte nga Lura në Rreshen

0
46

Policia arrestoi 45-vjeçarin Arili Kalija nga Thumana e Krujës, pasi u kap duke transportuar mina me telekomandë nga Lura e Dibrës në drejtim të Rrëshenit.

Ai u kap në hyrje të Rrëshenit, ndërsa iu gjetën:

4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;

3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;

3 kapsolla të lidhura me fitil;

 

2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive

 

Sipas raportimeve, që i referohen burimeve nga grupi i hetimit, dyshohet se minat do të shiteshin me 700 euro copa, ndërsa po hetohet se kush ishte porositësi dhe në cilat ngjarje kriminale mund të përdoreshin.

 

Sipas Policisë së Mirditës, lënda plasëse vinte nga zona e Lurës në Dibër aty ku dhe banonte 45-vjeçari. Sipas raportimeve, policia ka pasur informacione lidhur me lëvizjen e 45-vjeçarit, që duket se nuk është ndaluar rastësisht apo nga ndonjë kontroll rutinë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here