Këlliçi publikon foton: Aksioni i Policisë Bashkiake godet nënat që shesin majdanoz

0
43

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka publikuar një foto nga ‘aksioni’ i policisë bashkiake për shitësit që shesin fruta e perime anës rrugës.

Këlliçi shkruan se policia po godet me aksionin e saj nënat që shesin tufa majdanozi, ndërkohë që e njëjta polici menaxhon biznesin mafioz të dherave në inceneratorin e Tiranës.

“Live nga super aksioni i Policisë Bashkiake për goditjen e nënave që shesin disa tufa majdanoz…

Ndërkohë që po e njëjta Polici Bashkiake vijon të menaxhojë biznesin mafioz të dherave në inceneratorin fantazmë të Tiranës. Doemos, pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj është disi në hall këto kohë. Duhen lekë se nuk i dihet si shkojnë punët”, shkruan Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here