Ish-deputeti Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Berat, u shpreh se dosja 5D, ku u vendosën në pranga drejtorë të Bashkisë Tiranë, është e shtrirë në çdo bashki të vendit.
Këlliçi theksoi se ajo që po ndodh sot në vend është kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare.
Belind Këlliçi: “Ajo që po ndodh sot në vend ëhstë kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare. Majfton të shihni dosjen famoze 5D në Tiranë, ku 5 drejtorë të Erion Veliaj janë mbledhur bashkë me porosi të këtij të fundit.
Arsyeja pse po i mbron është shantazhi që i ka ardhur nga skutat e qelive ku kanë shkuar sot drejtorët. E kanë pasur qëllim vjedhjen e taksave tona, i kanë futur këta drejtorë, i kanë hapur kompanitë, kanë vjedhur paratë me të cilat pastaj kanë blerë vota, e kanë bërë në Tiranë, Berat dhe në çdo qark të Shqipërisë, dhe tani janë peng i tyre.
I sugjeroj Erion Veliajt që shumë shpejt të kthehet në të penduar dhe bashkëpunëtor tëq SPAK, për të shpëtuar lëkurën sepse Edi Rama shumë shpejt, ato deklarata që Veliaj i shkruan për drejtorët, do t’ia shkruajë vetë Erion Veliajt.